Përkundër rritjes te fqinjët, nuk do të ketë ndryshime në çmimin e energjisë elektrike në vendin tonë, pasi që asnjë nga kompanitë e energjisë nuk ka paraqitur kërkesë në Komisionin Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit ( KRE) se i kanë rritur shpenzime, konfirmoi për MIA-n kryetari i KRE-së Marko Bislimoski.
“Shohim se në Serbi çmimi është rritur për 7.9 për qind, që do të thotë se në përgjithësi kompanitë rajonale të energjisë po përballen me një vit të vështirë me të hyra të zvogëluara dhe rritje të shpenzimeve”, tha Bislimoski.
Fokusi i KRE-së dhe të gjithë energjia, potencon ai, ka për qëllim zgjerimin e përmasave së listës të konsumatorëve të cenueshëm për të marrë ndihmë financiare për të paguar faturat pikërisht atyre që kanë më shumë nevojë për të.
“Aktualisht, po përcaktohen kategoritë për të cilat do të ulen faturat e energjisë elektrike. Një nga kategoritë e synuara janë familjet ku ka një pensionist me pension minimal (grupi i parë) dhe është e vetmja e ardhur”, shpjegoi Bislimoski.
Nga 1 shkurti çmimi i energjisë elektrike në Serbi është më i lartë për 7.9 për qind, megjithëse u njoftua se çmimi i energjisë elektrike do të rritet me 3.4 për qind. Pastaj erdhi një dekret qeveritar me të cilin konsumatorët nga 1 janari i këtij viti kanë fatura më të larta për shkak rritjes së mbështetjen për prodhuesit e energjisë elektrike. Ky kompensim është rritur gati katër herë nga 0.093 dinarë të mëparshëm në 0.437 dinarë për kilovat të energjisë elektrike të konsumuar, duke e çuar rritjen e çmimit në 7.9 për qind.
Megjithatë, çmimi i energjisë elektrike në Serbi është për 7 për qind më i ulët se në vend, 18 për qind më i ulët se në BeH, 24 për qind në Shqipëri, 35.8 për qind më i ulët në Bullgari, 79.97 për qind më i ulët se në Kroaci, 85 për qind më i ulët në Rumani dhe 125 për qind më e ulët se në Slloveni.