SPITALI PRIVAT KËRKON FALJE NGA INSTITUCIONET E SHËNDETËSISË
Spitali Privat “Zhan Mitrev” ka reaguar rreth mënyrës së prezantimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, të shifrave të pacientëve që janë shëruar dhe që kanë ndërruar jetë.
Përmes një shkrese të dërguar në këtë Ministri, ky spital privat kërkon falje publike nga autoritetet e shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut për shifrat e viktimave të publikar gjatë ditës së djeshme.
Ndryshe, dje në covid-bilancin ditor të MSH-së u raportua për 20 viktima, 14 prej të cilëve u tha se kanë ndërruar jetë në spitalin privat “Zhan Mitrev” gjatë periudhës nga 4 deri më 30 Janar.
Sipas tyre, mënyra e këtillë e raportimit, shtrembëron pasqyrën reale dhe jep konotacion negativ se vetëm në institucionin e tyre, ndërrojnë jetë, numër kaq I madh pacientësh.
Spitali privat thotë se realiteti është ndryshe. Nga 2.893 pacientë që deri më tani kanë humbur betejën me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut, vetëm, 5% I takojnë këtij institucioni shëndetësor.
Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut, për momentin, në covid-spitale trajtohen 560 pacientë pozitiv apo të dyshuar me COVID-19. Autoritetet e shëndetësisë njoftojnë për rreth 580 shtretër të lirë nëpër spitalet e vendit. /KlanMacedonia