Osmani-Xhaçka: Dy vendet i kanë plotësuar kushtet për Konferencën e parë Ndërqeveritare

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë ku është takuar me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Marketing

Gjatë një konference të përbashkët dy ministrat kanë folur rreth bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal dhe perspektiva e integrimit e të dy vendeve drejt Bashkimit Europian.

“Me homologun e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani pas një takimi të shkëlqyer në Tiranë. Dy vendet tona shqipfolëse kanë përmbushur kushtet për miratimin sa më parë të kornizës negociuese me Bashkimin Europian” shkruan Xhaçka.

Më tej ministrja Xhaçka ka thënë: Bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve duhet të zgjerohet më tej. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, presin të hedhin një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare Anëtarësimi në BE i mbarë rajonit, kontribut i madh për sigurinë e vetë BE. Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, kontribut jetik në qeverisjen e vendit.