25/11/2024
Ballina Lajme Maqedoni Deputetët ndër më të paguarit në RMV, shumë prej tyre nuk kanë...

Deputetët ndër më të paguarit në RMV, shumë prej tyre nuk kanë folur asnjëherë

Të dhënat e Institutit për Demokraci “Societas Civilis” tregojnë se 15 deputetë ishin “të padukshëm” gjatë periudhës gusht-dhjetor, të vitit të kaluar, ndërsa 37 të tjerë për pesë muaj folën më pak se gjysmë ore.

Marketing

Të dhëna të ngjashme tashmë ka publikuar edhe Kuvendi, në kuadër të këndit “Deputeti im”. Madje raporti zyrtar tregon se deputetë të caktuar edhe përskaj pagave të rregullta që marrin, nuk janë të rregulltë në ligjvënës. Afrim Gashi ka shkuar vetëm 6 herë në Kuvend, Muhamet Kadriov 11 herë dhe Igor Durllovski vetëm 15 herë për 5 muaj.

“Kemi monitoruar rreth 1600 debate, diskutime. Disa nga deputetët të cilët nuk e kanë marrë fare fjalën janë: Lidija Dasevska, Menduh Thaçi, Sonja Mihajllovska, Ziadin Sela, Latife Shifovska, Ali Ahmeti, Rina Ajdari, Marija Angellova. Disa nga deputetët të cilët e kanë marrë shumë pak fjalën, janë disa nga deputetët më të rinj e të cilët kemi shpresuar se do të jenë më aktiv. Në mesin e këtyre janë: Darko Kaevski, Monika Zajkova por edhe Artina Kerimi, si një nga deputetet më të reja në Parlament dhe në historinë parlamentare”, deklaroi Vlora Reçica nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.

Ajo shtoi se edhe më zhgënjyese është rënia e nivelit të diskutimit, i cili nuk mund të quhet debat parlamentar.

Ndryshe, përskaj deputetëve “të padukshëm”, ka pasur edhe përfaqësues të atillë të popullit që kanë folur mbi 200 minuta, apo që kanë qenë më aktive, në mesin e të cilëve Elmi Aziri, Arbër Ademi, Zhaklina Llazarevska, Dafina Stojanoska.

Kurse deputetët të cilët nuk kanë folur aspak janë: Lidija Tasevska, Menduh Thaçi, Sonja Mihailovska, Ziadin Sela, Ljatife Shikovska, Fanica Nikollovska, Ali Ahmeti, Rina Ajdari, Afrim Gashi, Enes Ibrahimi, Miroslav Bogdanovski, Abdullah Saliu, Fadil Zendeli, Bejjan Ilyas, Bilal Kasami, Belkisa Zeqiri, Marija Angelova, Muhamet Kadyrov, Miroslav Jovanoviç, Bobi Mojsoski, Ilija Nikollovski.