Laçi mposht Vllazninë në Shkodër

Laçi ka mposhtur në transfertë Vllazninë me rezultatin 1-2 në “Loro Boriçi”, duke hapur në këtë mënyrë garën për titullin kampion të këtij sezoni.

Marketing

Në fillim të pjesës së dytë kurbinasit kalojnë në avantazh me Nëabueze, por ende pa kaluar 7 minuta Vllaznia barazoi me Imerin.

Ndërkohë, Laçi hidhet në sulm dhe në minutën e 72 gjejnë dhe golin e dytë që shënjoi dhe rezultatin e kësaj ndeshje.

Tashmë Partizani ka një mundësi të artë për të shkurtuar diferencën në renditje me Vllazninë, pasi të shtunën do të përballet me Bylisin e vendit të parafundit./