Vaksina ruse, Filipçe: Jemi të hapur për të gjitha opsionet

-Jemi të hapur për të gjitha opsionet. Unë besoj se pas muajit mars, të gjitha vaksinat do të jenë më të qasshme. Do të zmadhohet qasja gjithkund në Evropë, kështu u përgjigj ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i pyetur nëse autoritetet në vend po shqyrtojnë mundësinë për furnizim me vaksinën ruse kundër Covid-19 dhe vaksinën e kompanisë “Moderna”.

Marketing

“Vaksina Pfizer dhe të gjitha vaksinat që i përmendët, bashkë me vaksinën kineze kanë nivel të njëjte të sigurisë, janë të zhvilluara në platforma të sigurta, nuk ka vend për dyshim në asnjë nga këto vaksina”, pohoi Filipçe.

Filipçe theksoi se kompania “Moderna” ka ofruar kontratë, por që sipas ministrit sasia e ofruar është e tepërt për tregun tonë.

“Nga Moderna qysh në fillim na treguan që sasia më e vogël për të cilën bisedojnë…është shumë për tregun tonë. Do të thotë na ofruan së paku dy milion doza”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe tha se nuk ka rëndësi të madhe lloji ose vendi i prodhimit të vaksinës kundër Covid-19, por që  me rëndësi për është që të sigurohet vazhdimësi e imunizimit, respektivisht mos të ketë ndërprerje të procesit të imunizimit në vend.