Inteligjenca artificiale identifikon personat në rrezik nga COVID-19

Një aplikacion i bazuar në inteligjencën artificiale mund të identifikojë personat në rrezik infektimi nga Sars-Cov-2, edhe nëse është asimptomatik, duke u bazuar në të dhënat GPS të telefonave të mençur.Sistemi është zhvilluar nga Universiteti i Hamburgut dhe kompania private

Marketing

“Synergies Intelligent Systems”.Sipas krijuesve të tij, ky aplikacion mund të zvogëlojë numrin e personave në karantinë me 94 për qind.

Algoritmi integron lëvizjet e personit me ato të “botës reale” nëpërmjet transaksioneve elektronike të imazheve të kamerës, për të vlerësuar se sa kohë dhe në sa raste një person ka qenë afër një tjetri.Sistemi i etiketon personat duke u bazuar në statusin e sëmundjes, si “i ndjeshëm”, “karantinë”, “i ekspozuar”, “i infektuar”, “i shtruar në spital” dhe “i kuruar”, si edhe mund të plotësohet me informacione personale, të tilla si zakoni i mbajtjes së maskës ose larja e duarve.

“Duke filluar nga këto etiketime, ne përdorim modelin tonë ndërveprues për të kuptuar se çfarë mund t’i ndodhë një personi dhe atyre përreth tij”, tha Shangching Liu, një nga autorët e aplikacionit. \ atsh