DAP dhe ISHP: Kompanitë që kanë bërë keqpërdorime do gjobiten

Kompani të cilët kanë marrë ndihmë shtetërore, por nuk kanë përmbushur kushtet, kompani të cilët nuk kanë dhënë rrogat e punëtorëve me subvencionet që kanë marrë. Kjo është pasqyra pas kontrolleve të kryera nga ana e DAP dhe ISHP. Nga këto institucione theksojnë se të gjitha kompanitë që kanë bërë keqpëdorime me ndihmat shtetërore do të sanksionohen. Drejtoresha e DAP-it Sonja Llukarevska informoi se gjatë dy muajve paraprak, nga ana e DAP janë kryer kontrolle te 60 kompani që mirren me ushqim, ndërtimtari, transport, tregti, agjenci turistike e kështu me rradhë.
“Të gjithë ata që kanë thyer ligjin do të sanksionohen, kurse për pjesë prej tyre janë dhënë procedura të mëtejme në prokurorinë publike për krim të organizuar dhe korupcion, deri sa te dy kompanitë ku punëdhënësit nuk kanë bashkëpunuar me inspektorët do të hyjë policia financiare.”, tha Sonja Lllukarevska, drejtoreshë e DAP-it.
Drejtoresha e inspektoriatit shtetëror të punës informoi se kanë kryer 74 mbikqyrje, për të kontrolluar se a janë lëshuar rrogat e punëtorëve me kohë, ku janë vërtetuar 41 parregullsi. Inspektoriati për këto ka dhënë vendim me paralajmërim për ti tërhequr parregullsitë e evidentuara.
“Parregullsitë kanë të bëjnë me mospegesën e rrogave, kontributeve të rrogës në afatin e përcaktuar.”, tha Jovana Trençevska, drejtoreshpë e ISHP-së.
DAP dhe ISHP theksojnë se do të vazhdojnë me kontrolle, me qëlllim që rrogat e punëtorëve të jepen me rregull dhe në kohë.