Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedopnisë”, ka shkaktuar reagime të shumta tek shqiptarët në Republikës së Maqedonisë së Veriut, përshkak se në disa pasuse për popullin shqiptarë thuhet se:“Prej shqiptarëve të maqedonisë ekzistojnë fise që llogarisin veten si autokton. Kryesisht ata janë popullësi maqedone që gjatë sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Mes tyre ka edhe ndonjë fis që ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze”. Profesoresha e lëndës së Gjeografisë pranë Gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë, ka plot 11 vite që punon në këtë institucion arsimor dhe thotë se me këtë problem ballafaqohen pothuajse çdo fillim vit shkollorë. “Në fillim kur e kam lexuar materialin, dhe kur kam parë se si e kanë trajtuar historinë shqiptare e kemi diskutuar me kolegët, dhe njikohësishtë është diskutuar edhe me shoqatën e gjeografëve shqiptarë para disa viteve dhe ka qenë vendim i prerë që ne si profesorë të gjeografisë nuk do t’ua mësojmë nxënësve këto tema, por do tu tregojmë atyre të vërtetën duke u bazuar në fakte të vërteta, pra ne i kemi anashkaluar këto materiale.”, tha mes tjerash Hajdari. Profesoresha Adelina Hajdari, fajin e sheh tek e gjithë shoqëria shqiptare, pasi që siç thotë ajo, nuk duhet mbyllur sy e veshë, por të flasim dhe ti çrrënjosim njëherë e përgjithmonë këto dukuri negative. “Unë mendoj se gjithë kemi faj në këtë pikë, kemi faj ne si arsimtarë, nxënësit, prindërit, institucionet, kanë faj edhe gazetarët, sepse ky problem është diskutuar edhe më herët, por është shuar në këtë drejtim, nuk është rritur, neve në këtë rastë nuk është se duam të gjykojmë dikë ne duam të zgjidhim problemin dhe ky është një problem që na takon të gjithëve ku të gjithë ne duhet të flasim e nuk duhet të mbyllim sytë apo veshët para këtij fakti.”, tha mes tjerash Hajdari. Pofesorë,nxënës e intelektualë të tjerë shqiptarë në RMV konsiderojnë se duhet tu jipet fund provokimeve të këtilla të ulta shkencore që kanë të bëjnë me historinë e shqiptarëve në RMV.