Tërmeti me magnitudë 7.7 godet Australinë, alarm për cunami

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në oqeanin Paqësor në afërsi të Australisë.

Marketing

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë i një madhësie 7.7 të shkallës rihter, me epiqendër 470 km larg nga Vanuatu dhe New Caledonia.

Në afërsi të epiqendrës ndodhen disa ishuj, ndërkohë që nuk raportohen dëme material deri në këto momente.

Autoritetet po qëndrojnë në gatishmëri, për shkak të frikës së një cunami të mundshëm. Pak para tërmetit 7.7 të shkallës rihter, janë regjistruar edhe dy tërmete me magnitudë 6.