Rexhepi: Mbështesim çdo ligj që është në të mirë të qytetarëve

Deputeti i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi në emisionin e sontëm “Rruga drejt..”, tha se ai dhe subjekti i tij politik do të mbështesin çdo iniciativë, çdo propozim ligj për të cilin do të vlerësojnë se është në dobi të qytetarëve e posaçërisht atyre shqiptarë. Ndërkohë sa i përket propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi të propozuar nga koalicioni ASH-AAA, Rexhepi tha se kanë mbështetur nevojën për miratim, dhe se pa votat e tyre ky propozim as që do të futej në rend dite të Kuvendi.

Marketing

“Sa i përket çështjes së shtetësisë, pajtohem se kjo është një çështje që zgjat shumë gjatë. E dimë se ky është një problem që në numër më të madh prek shqiptarët, por ka edhe bashkësi të tjera etnike që janë hasë me këtë problematikë. Ne si deputetë të Lëvizjes Besa e kemi mbështetur propozim ligjin si nevojë sepse pa votën tonë nuk mund as të futej në rend dite sepse është në procedurë të shkurtuar. Tani presim të debatojmë gjatë komisioneve. Ne kemi thënës se çdo ligj, çdo propozim ligj pavarësisht se nga kush vjen e në rast se vlerësojmë se është në dobi të qytetarëve, posaçërisht shqiptarëve ne e mbështesim”, tha Kastriot Rexhepi, nga Lëvizja BESA.