KHF Çair Reagon Ndaj Agjencionit Për Rini Dhe Sport, Cilit I Pengon Emri Çair?

Agjencioni i Rinisë dhe Sportit në vendin tonë ka ndarë vauçerët për shumicën e Federatave Sportive dhe klubeve sportive në vendin tonë. Mirëpo një numër i madh prej klubeve nuk kanë ngelur të kënaqur nga ndarja e këtyre vauçerëve nga institucioni i ARSMV-së, ndërsa njëra prej tyre është edhe klubi i hendbollit për femra Çair që garon në Superligën e vendit tonë, e cila ka reaguar përmës një komunikate.

Marketing

KOMUNIKATA E PLOTË E KHF ÇAIR:

“Klube me rezultate më të vogla se ne, kanë fituar vauçer më të madh. se ekipi jonë. Shembull Metallurgu ka përfituar 4 milionë denar, Kumanova 3.5 milionë denarë që janë ekipe konkurent për titullin kampion, ndërsa ne kemi marrë 1.5 milionë që i bie tre herë më pak se dy ekipet e lartëpërmendura. Skuadrat si Pelisteri, Struga kanë marrë vauçer më të madh se ne dhe te njejtat ekzistojnë vetëm për të marrë këtë vauçer, pasi nuk posedojnë as rezultate, po as nuk kanë paraqitje në Europë dhe çuditërisht përfitojnë më shumë. Cilit po i pengon një Çair i fortë dhe cilit po i pengon klubi shqiptar i hendbollit që për një kohë shumë të shkurtë arriti majat e sportit të hendbollit vendor në kategorinë e femrave. A ka dikush që do të në del të na mbroj në këto diskriminime”, thuhet në komunikatën e klubit të femrave Çair.