Regjistrohen 367 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 367 raste të reja me Covid-19 dhe 5 viktima.

Marketing

Nga 2596 testet e realizuara, rastet e reja janë në:

Shkup – 167, Prilep – 37, Kavadar – 33, Ohër – 17, Veles – 15, Kumanovë dhe Tetovë nga – 14, Gostivar dhe Negotinë nga – 12, Shtip dhe Gjevgjeli nga – 7, Manastir – 6, Strugë dhe Kratovë nga – 4, Strumicë dhe Resnje nga – 3, Koçan, Dellçevë, Probishtip dhe Krushevë nga– 2, Kërçovë, Kriva Pallankë, Berovë dhe Vallandovë nga 1 rast.

Janë regjistruar edhe 202 raste të cilët e kanë fituar betejën me virusin.

Ndërsa, viktimat janë: dy nga Shkupi (91 dhe 83) dhe nga një rast në Gostivar (77), Kriva Pallankë (40) dhe Demir Hisar (65).