Mjeku i njohur shqiptar tregon vitaminën që shpëton të sëmurët në këto ditë të vështira

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti bën apel të mbroheni dhe të respektoni masat anticovid për të mos u infektuar, e në të kundërt, këshillon përdorimin e vitaminës D.

Marketing

POSTIMI I PLOTE

“Po të marrësh qoftë edhe dietën më të shëndetshme në botë dhe t’i shtosh vitamina, personat që e konsumojnë bëhen dy herë më të shëndetshëm.”
Cit.: Dr. Robert Atkins

Lajme të mira në fushën e terapisë me vitamina kundër COVID-19 miqtë e mi!

Që në fillim ishte e logjikshme që vitaminoterapia kishte të gjitha gjasat të ishte e efektshme kundër COVID-19, dhe në mënyrë të veçantë vitamina D.

Por, duke qenë se mungonin të dhënat e efektshmërisë së saj mbeteshim në këshilla proverbiale, pasi bota u fokusua, si gjithmonë, vetëm në medikamente duke e lënë në plan të dytë jetën e shëndetshme.

Kjo ndodhi edhe pasi u pa qartë që personat e prekur më rëndë dhe sëmundjet e tyre kanë kryesisht të përbashkët stilin e jetës jo të shëndetshme, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:

ushqyerjen e gabuar ose të tepruar,

mungesën e aktivitetit fizik,

mungesën e qëndrimit në ambjente të hapura,

mungesën e regjimit të duhur të gjumit, etj.

Fatmirësisht me ecurinë e studimeve tashmë kemi të dhëna nga eksperimentale dhe vëzhgimore të përdorimit të vitaminës D në pacientët me COVID-19.

Studimet e kryera deri më tani u përmblodhën në një meta-analizë (maja e evidencës mjekësore) dhe u publikuan vetëm dy ditë më parë.

Gjetja kryesore:

73.6% ULET V.DEKSHMËRIA NGA SUPLEMENTI ME VITAMINË D TE PACIENTËT ME COVID-19!

Kujdes, studimet janë ende të pakta dhe, siç deklarojnë edhe autorët, nevojiten studime të tjera për të kuptuar llojin, dozën dhe kohëzgjatjen ideale të vitaminës D shtesë.

Ndërkohë ruani veten dhe mos u infektoni!

Por, nëse infektoheni, vitaminat janë aleatët tuaj kryesorë.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT