MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 3.121 testime kurse janë regjistruar 357 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 140, Kavadar – 35, Prilep – 32, Veles – 23, Ohër – 19, Kumanovë – 14, Tetovë – 11, Negotinë – 10, Gostivar – 7, Manastir dhe Strugë nga 6, Shtip, Gjevgjeli, Berovë dhe Bogdancë nga 5, Resnjë, Dellçevë dhe Krushevë nga 4, Strumicë, Vallandovë dhe Kratovë nga 3, Koçanë, Kriva Pallankë, Radovish dhe Probishtip nga 2, Kërçovë, Sveti Nikollë, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Demir Kapi nga 1 rast.
Janë shënuar 122 pacientë të shëruar.
Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 5 persona. 2 pacientë nga Struga (71vj dhe 67vj) dhe nga 1 pacient nga Shtipi (75vj), Gostivari (71vj) dhe Shkupi (76vj).
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 96.872, numri I të shëruarve është 87.446, kurse I viktimave – 2.976. Për momentin shënohen 6.450 raste aktive.
Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 485.147 testime për COVID-19.