Drejtori i NP” Rrugët e Maqedonisë së Veriut ” Bekim Memeti vazhdon me aktivitetet e tij për të përmbyllur procesin e ndryshimit të emrave nëpër tabela duke vendosur edhe gjuhën shqipe në to në nivel shtetërorë ndërsa ditën e sotme ky aktivitet ka vazhduar edhe në kufi me Republikën e Serbisë , më saktësisht në vendkalimin kufitar në Tabanoc informon TetovaSot
Zëvendësimi i udhërrëfyesve të vjetër një gjuhësor me udhërrëfyes të cilët janë edhe në shqip krahas gjuhës maqedonase dhe angleze është një bashkëveprim ndërinstitucional mes NP RRugët e Maqedonisë dhe NP Rrugët Shtetërore që udhëhiqet nga drejtori Ejup Rrustemi.
Aksioni nisi para një jave në Tetovë dhe po gjen shtrirje në gjithë territorin e vendit për një cështje shumë me rëndësi për shqiptarët që i bën të barabartë në cdo segment me palën tjetër.