Kovid 19 RMV/ 8 të vdekur, 373 raste të reja.Shërohen 309 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer 2.345 teste për Kovid-19 nga të cilët, 373 kanë rezultuar pozitiv kurse 8 persona kanë humbur betejën me virusin. Në vend sot janë regjistruar 309 persona të shëruar nga virusi korona.

Marketing

Ndryshe, nga gjithsej 494.719 teste të realizuara, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend nga fillimi i pandemisë është 98.174 ndërsa i të shëruarve 88.778, jetën e kanë humbur gjithsej 3.018 ndërsa raste aktive aktualisht ka 6.378.