Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas mbledhjes me kryetarët e degëve në Reçicë të Vogël, ka folur në lidhje me regjistrimin e popullsisë, i cili theksoi se regjistrimi nuk është veprim që duhet t’i ndajë njerëzit në shumicë ose pakicë, apo ti ndajë në maqedonas ose shqiptarë dhe të tjerë.
“Çështja e parë është çështja e regjistrimit të popullsisë. E shihni që është politizuar dhe është ekzagjeruar, që të marrim informacione e duhura për të shpjeguar në terren ecurinë e kësaj ndërmarrje të përbashkët, që është një detyrim dhe obligim edhe nga Eurostat po edhe nga Bashkimi Evropian. Nuk është veprim që të ndajë njerëzit në shumicë ose pakicë, apo ti ndajë në maqedonas ose shqiptarë dhe të tjerë”, deklaroi Ahmeti.
Regjistrimi i popullsisë do të zhvillohet nga 1 prilli deri më 21 prill të këtij viti.