Këshilltarët shqiptarë të Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, BDI si dhe këshilltarja shqiptare e LSDM, Hana Xheladini, braktisën punimet e seances së rregullt të Këshillit komunal të Kumanovës, pasiqë pika e 52 e rendit të ditës kishte të bëjë me “Planin vjetor për punësim në Komunën e Kumanovës për vitin 2021”, me të cilin parashihet vazhdimi i kontratës për 34 të punësuar, ndër të cilët nga 6 të punësuar si zjarrfikës ishte edhe vëllai i Boban Iliqit, vrasësit të Almirit 4 vjeçar.
“Assesi nuk mund të pëkrahet, fundja ai institucion i shërben qytetarëve të Kumanovës, i njejti Bojan Iliq mund të shkojë në ndonjë shtëpi të shqipëtarëve, mund të shkon në familje të Almirit, apsolutisht nuk e përkrahim si parti politike kemi vendim të prerë”, tha mes tjerash Fatmir Idrizi.
“Jemi kundër manipulimit apo mashtrimit të rradhës që po u bëhet shqiptarëve dhe kundër këtij punësimi të një personi i cili në vend se të mbrojë e të sigurojë qytetarët pasiqë zjarrëfikësit bëjnë pjesë te pjesa e sigurisë së qytetarëve, ku një person i tillë lë dyshime se mund të siguroj apo të mbrojë neër në rast zjarri në ndonjë shtëpi apo lagje të banuar me shqiptar”, tha mes tjerash Muadini.
“Në bashkëkoordinim se duhet kjo séance dhe kjo pikë e rendit të ditës të bojkotohet e most ë marrim pjesë në të, arsyet dhe shkaqet janë humane e morale në solidarizim me rastin e lartëpërmendur”, tha mes tjerash Ymeri.
“Kjo është një insinuatë e pastër dhe populizëm i zhveshur nga përfaqësues i një partie politike me prefix kombëtar. Kjo nuk është hera e parë, shumë herë e ka shfrytëzuar foltoren për të hapur tema që nuk janë në rend dite. Ne sot diskutojmë për planin vjetor për punësim në Komunën e Kumanovës për vitin 2021, me të cilin duhet të avancohen të drejtat e pikërisht bashkësive etnike ku dominante është ajo shqiptare. Por për fat të keq doli me ide të tilla dhe i vuri në pozitë të palakmushme edhe këshilltarët tjerë shqiptarë nga partitë tjera politike shqiptare”, tha mes tjerash Dimitrievski.
Edhe përkundër faktit se këshilltarët shqiptarë nuk morrën pjesë në debatin rreth pikës së 52 të seances, me 14 vota Pro të këshillëtarëve të LSDM dhe 9 kundër të VMRO-DPMNE, u votua Plani vjetor për punësim në Komunën e Kumanovës për vitin 2021.