Themelimi i Bashkësisë Fetare Islame Selefie “Dar el Hadith” në Maqedoninë e Veriut është problem për sigurinë e shtetit, u shpreh kryeministri Zoran Zaev. Apelon që një problem i këtillë të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur.
“Jam i informuar nga ministri Drejtësisë, se një gjykatë e caktuar e jona ka bërë regjistrimin e Bashkësisë së tillë e cila nga aspekti i sigurisë së shtetit është problem. Besoj që vetë organet kompetente do të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të tilla.”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.
Në evidencën e grupeve të bashkësive religjioze në faqen e Komisionit për marëdhënie mes komuniteteve fetare dhe grupeve religjioze pos Bashkësisë Islame Selefiste DAR EL HADITH me seli në Shkup, figurojnë edhe 3 grupe tjera fetare të regjistruara. Bashkësia Ehli Sunnet Vel Xhemat (Xhamia Trizlla) e regjistruar në Prilep. Grupi i Tarikatit Sufi me seli në Teqe e regjistruar në Shkup. Bashkësia e Ehli Sunetit e xhematit-Kumanovë dhe grupi religjioz Kaderi Bedevi Zakirije – Kumanovë , të dyja të regjistruara në Kumanovë.
Të enjten BFI reagoi ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2 në Shkup cila ka lejuar regjistrimin e “Bashkësisë Islame Selefiste DAR el hadith”. Nga BFI theksuna se Ligji nuk lejon regjistrimin e dy bashkësive që mbajnë të njëjtin emër, kanë të njëjtat burime, dhe kryejnë të njëjtat praktika fetare. BFI, e quajti këtë akt të turpshëm dhe shumë të dëmshëm për unitetin e myslimanëve.