Fidan Gashi, i lënduari nga shpërthimi i bocës së gazit në Ferizaj muajin e kaluar, është kthyer i shëruar nga Graci i Austrisë kur ishte për trajtim.
Lajmin e dha ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, që tha se është në kontakte të vazhdueshme edhe me shtetin e Turqisë ku po trajtohen edhe katër pacientët tjerë, njofton Klan Kosova.
“Trajtimi i këtij lëndimi është bërë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë dhe tashmë, Enveri është i shëruar dhe i është kthyer familjes. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, ku ishte vënë në dijeni edhe Kancelari, z. Kurz dhe diplomacia e dy shteteve tona”.
“Shpreh falënderim të thellë e të sinqertë për të gjithë ata që kontribuan për marrjen përsipër të trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, krerët e shtetit të Austrisë dhe Turqisë, Ambasadorët tonë në shtetet përkatëse, z. Pllana dhe z. Dugolli për ndihmën e pakursyer”.
Zemaj ka falënderuar familjet e të lënduarve për mirëkuptim dhe bashkëpunim.