OSBE-ODHIR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Në një material prej 16 faqe ODHIR evidenton si element të rendesishem vëzhgimin e plotë në gjithë vendin për të garantuar zbatimin e ligjit në gjithë procesin zgjedhor.
ODHIR rekomandon që në 25 prill të jenë 250 vëzhgues afat shkurtër të cilët do monitorojnë votimin dhe numërimin. Risia e implementimin të teknologjisë në këto zgjedhje ka tërhequr vëmendjen e ODHIR, që në raport e quan një tregues të rëndësishëm për zbatimin e ligjit në praktikë.
Në raport është ngritur dhe shqetësimi i opozitës jashtë kuvendit për vëzhgimin e periudhëës parazgjedhore, kryesisht për përdorimin e burimeve shtetërore. Për të siguruar se do të merren të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent, përgjegjësinë ODHIR ia atribuon institucioneve.