BDI mblodhi sot krerët e degëve të partisë. Në lidhje me këtë mbledhje në opinion dolën zëra për bojkot të disa degëve të caktuara.
Por, të kundërtën e dëshmoi sot sekretari I përgjithshëm i degës së Çairit, Rami Qerimi, i cili konfirmoi pjesëmarrjen në mbledhjen e sotme, bashkë edhe me nënkryetarin e degës së Sarajit, Sadush Arifi, raporton TetovaSot. Në mbledhjen e sotme morën pjesë të gjitha degët tjera të BDI-së.
Në këtë mbledhje gjithashtu është diskutuar edhe për regjistrimin e popullsisë dhe për zgjedhjet lokale.