Pak ditë më parë këngëtarja e njohur, Fifi u përfol shumë për shkak të koncertit që mbajti me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Videot e publikuara nga festa shqetësuan të gjithë qytetarët pasi njerëzit shiheshin teksa kërcenin shumë afër me njëri tjetrin.
Këngëtarja mori shumë kritika dhe ky veprim i saj duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi u konsiderua si një veprim i papërgjeshëm.
Së fundmi nëpërmjet një mini interviste në Instastory Fifi u ka dhënë mundësinë të gjithë ndjekësve të saj ta pyesin për çdo gjë.
Një ndër pyetjet që na bëri më shumë ëprshtypje ishte dhe:“A është e vërtetë se ti dhe Mario Novak mund të kishit përfunduar në burg në aeroporot 1 muaj më parë?”.
Fifi e ka pranuar këtë gjë, por nuk ka treguar se cila ka qenë arsyeja. Ajo është shprehur se fatmirësisht ja ka dalë mbanë ta kalojë këtë situatë pa përfunduar në burg.
“Po është e vërtetë! Dhe sinqerisht nuk ja kam idenë si dolëm nga ajo situatë. Mario Novak tregoju pak zemër”- shkruan ajo.