Pandemia “fundos” Renault, kompania humb 8 mld euro

Prodhuesi francez Renault humbi 8 miliardë euro vitin e kaluar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Marketing

Renault njoftoi se gati 3 milionë automjete u shitën në vitin 2020 dhe se shitjet ranë për 21,3%.

Gjithashtu thuhet se kompania shënoi humbje prej 7,38 miliardë eurosh në tremujorin e parë të vitit të kaluar dhe 8 miliardë euro në tërë vitin 2020, ndërsa rikujtohet se kompania kishte një humbje prej 141 milionë eurosh në vitin 2019.

Më tej theksohet se xhiroja e kompanisë u ul me 21,7% në vitin 2020 krahasuar me vitin mëparshëm, në 43,5 miliardë euro. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Luca de Meo, deklaroi se kostoja e kompanisë është ulur me 1,5 miliardë euro që nga viti 2020.

Duke deklaruar se ky vit do të jetë i vështirë, Meo më tej tha se nuk mund ta parashikojnë të ardhmen e tyre për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe se problemet në produktet elektronike mund të ndikojnë negativisht në prodhimin e 100 mijë automjeteve këtë vit.

Gjithashtu u njoftua se shitjet totale në tregun e automjeteve në Bashkimin Evropian (BE) u ulën me 23,7% në vitin 2020 krahasuar me vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.