Mbi 80 % e kontratës për Çairin është realizuar deri tani, ndërsa parashikimet janë që që deri në fund të mandatit të realizohet e gjithë kontrata. Kështu vlerësoi në “Intervistën e Javës” kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, sipas të cilit, një ndër projektet e tij të realizuara me sukses janë, meremtimin e 6 shkollave fillore, ndërtimi i çerdhes “Bambi”, intervenimi në infrastrukturën nëntokësore dhe ndërtimit të rrugicave në Serovë dhe Dizhon, ndërtimi i tribunës së re të stadiumit në Çairi, gjelbërimi i shumë hapësirave publike, lufta kundër ndërtimeve pa leje si dhe mbështetja financiare që po jep komuna për rinin dhe sportin.
“Jam i bindur se mbi 80 % të “Kontratës” është e realizuar dhe ne aktualisht kemi probleme të cilat janë në procedurë e sipër për ti bërë shpalljen e furnizimeve publike siç është shkruar dhe shumë projekte tjera që me ato do të rumbullaksojmë dhe ne do të jemi afër 100 % të realizimit të Kontratës sonë” – tha fillimisht Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Por përse nuk u ndërtuan garazhet në kate më herët të premtuara?
“Asnjëra për momentin nuk është garazhe në kate për shkak të planeve detale… Por besojë se do të bëhet se ne luftojmë për këto. Thash te Isa Beu jemi në fund të procedurës, te tregu i gjelbërt janë parashikuar për të parkuar 240 vetura dhe jemi duke vrapuar të marrim edhe disa pulla dhe fillojnë punimet. Dhe nëse ne në fund marsit i kalojmë planet detale ne kemi kohë së paku për ti filluar ato garazhe në kate” – u shpreh Ganiu.
Klinika e fëmijëve që nuk u ndërtua në Qendrën e pranimit të migrantëve në Gazë Babë, tani parashikohet të ndërtohet mbi ambulantën e Çairit, tha Ganiu duke theksuar se tashmë janë gjetur donatori dhe mjetet finansiare.
“Flasim për ndërtim të ri, dy kate plus në objektin egzistues dhe ato janë dikur 4 mijë metre të reja, investimi kushton 2 milion euro, donatorin dhe mjetet i kemi gjetur, ndërsa pjesa e invertarit dhe teklnologjisë mjekësore e ka marrë Ministria e Shëndetësisë” – deklaroi Visar Ganiu.
Por a do të garojë Visar Ganiu për mandat të dytë për Çairin?
“Kam dëshirë të garojë. Unë mendojë se meritojë garojë për mandat të dytë për Çairin, por nuk është më rendësi se çfarë mendojë unë por është me rëndësi çfarë mendon popullata” – përfundoi Ganiu.
Komuna e Çairit tashmë ka marr garanca nga Agjencia për “Rini dhe Sport” se deri në qershor të hudhet gurthemeli dhe të fillojë ndërtimi i Pishinës në Fushë Topanë. Ganiu poashtu tha se po planifikohen investime edhe në parkun kryesor të Çairit.