Strugë, do të ndërtohen sistem kolektorësh për filtrim

Do të ndërtohet sistem kolektorësh nga Kalishta e Strugës deri te fshati Radozhdë. I tërë bregu i Strugës në Liqenin e Ohrit do të jetë i mbrojtur.

Marketing

Filtrim të ujit do të ketë në fshatrat turistik ndërsa uji i liqenit do të jetë në një kategori më të lartë dhe më i sigurt për turistët.

“Qeveria solli vendimin që të ndërtohet sistemi i kolektorëve dhe duke falenderuar banorët e Radozhdës dhe gjithë qytetarët e Strugës, që të mbyllet në tërësi sistemi i kolektorëve në Strugë dhe nuk do të ketë më ujra të ndotura që do të derdhen në liqe” – tha Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Terasat hotelerike në fshatin Radozhdë edhe pse janë në kundërshtim me rekomandimet e Uneskos, Merko thekson se të njejtat janë bazë për zhvillim turistik dhe nuk do të rrënohen.

“Aty ka katër apo pesë platforma që shërbejnë për objektet hotelierike të cilat aspak nuk paraqesin problem, apo fshati mund të them se jeton përmes një biznesi të tillë.

Qeveria kërkoi që projektin për sistemin e kolektorëve nga Radozhda në Kalishtë të orjentohet në eliminimin e të gjitha rreziqeve nga Liqeni I Ohrit dhe rajoni i Ohrit” – u shpreh Merko.

Ministria e Finansave dhe ajo e Mjedisit jetësor të sigurojnë mjete dhe të jetë proekt me prioritet për vitin 2021-2022. Nga ana tjetër sistemi i kolektorëve në Ohër është ende jofunksioanal dhe pas reshjeve më të mëdha ka derdhje të fekaleve në Liqenin E Ohrit. Poashtu një nga lagjet më të njohura turistike fshati Tërpejcë mbetet pa kanalizime ende me gropa septike. (TVM2)