Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit: Dikush i ka ndihmuar Mijallkovit që të arratiset

Në lidhje me rastin e Sasho Mijallkovit, janë deklaruar edhe nga Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit.

Marketing

Thonë se në momentin kur u thanë fjalët përfundimtare për rastin “Target-Fortesa” ku i akuzuar është Mijallkov si ish drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundëzbulim, prokurorët që e ndjekin rastin, nuk kanë pasur dyshime se i akuzuari dëshiron të ikë.

Prokurorët të cilët veprojnë në lëndën nuk kanë pas asnjë dyshim se i akuzuari po përgatit arratisje. Por, edhe përskaj kësaj, pas përfundimit të diskutimit kryesor, me qëllim që të ndërmerren masa parandaluese, e kanë njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme se debati kryesor ka përfunduar”, thanë nga Prokuroria.

Thonë se dyshimet e para për arratisje i kanë marrë më 20.02.2021, të shtunën në orën 23:00.

“Gjatë paradites së ditës së diel, pasi i kemi bërë verifikimet e nevojshme, është përgatitur propozim për paraburgim. Në ora 12:00, me qëllim që të sigurohen kushtet për pranim të propozimit të paraburgimit, Prokuroria e ka njoftuar Gjykatën Penale në Shkup për propozimin e përgatitur, si dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Pasi u plotësuan procedurat administrative, në orën 14:30 kanë shkuar në Gjykatën Penale në Shkup, dhe në orën 15:00 propozimi për parashtrim të paraburgimit është pranuar nga ana e Gjykatës“, thanë nga Prokuroria.

Siç shtojnë më tej, vendimin për masën e arrestit shtëpiak me mbikëqyrje 24 orë, Prokuroria e ka pranuar në ora 18:45, ndërkaq në ndërkohë ka marrë informacione nga Policia se kanë kontakt vizual me të akuzuarin Sasho Mijallkovin.

Pastaj, rreth orës 21:20 Prokuroria është njoftuar se ka problem dhe se vendimin e për masën e shqiptuar nuk mund t’ia japin të Mijallkovit, pasi nuk është gjetur.

Hedhin dyshime se dikush i ka ndihmuar Mijallkovit të arratiset, dhe krejt kjo pasi ka filluar procedura për shqiptim të masës së paraburgimit.

“Duke e pasur parasysh faktin se në momentin e përgatitjes së masës së paraburgimit, si dhe në momentin e dorëzimit të saj në Gjykatë, i akuzuari Mijallkovi nuk ka qenë në arrati, Prokuroria konsideron se ekzistojnë dyshime për kryerje të veprës penale “Ndihme për kryerësin të veprës penale nga neni 365 nga Kodi Penal, për çfarë do t’i ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen këtyre dyshimeve”, përfundojnë nga Prokuroria.

Ky nen parasheh që ai person që i ndihmon një të akuzuari për të ikur nga vuajtja e dënimit për veprën penale, dënohet me burg.