UEFA: Një minutë heshtje për të nderuar Willy Ta Bi

Dje gjatë ditës, skuadra e Atalantas mori lajmin e trishtë për vdekjen e lojtarit, Willy Ta Bi.

Marketing

Ta Bi ndërroi jetë në moshën 21-vjeçare, pasi kishte probleme me mëlçinë.

Për vdekjen e tij, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA thotë se do të mbahet një minutë heshtje gjatë ndeshjes së sotme, Atalanta – Real Madridi.

“Në emër të komunitetit evropian të futbollit, të gjithë në UEFA janë të trishtuar kur mësuam vdekjen e lojtarit të Atalantas, Willy Ta Bi”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s.

Kujtojmë se ndeshja midis Atalantas dhe Real Madridit zhvillohet nga ora 21:00.