Aksidentohet rëndë sportisti më i pasur në botë

Sportisti më i pasur në botë, lojtari legjendar i Golfit, Tiger Woods ka pësuar një aksident të rëndë trafiku në Kaliforninë Jugore.

Marketing

Sipas raportimeve nga mediat në ShBA, Woods ka pësuar disa dëmtime në këmbët e tij dhe është detyruar të operohet me urgjencë.

Spitali ku ai është duke u trajtuar ka bërë të ditur se ylli i Golfit është zgjuar dhe po trajtohet nga lëndimet që mori në këtë aksident.

Gjendja e tij është stabile dhe thuhet se pas disa ditëve do të këtë lejen që të shkojë në shtëpi.

Nga ana tjetër, policia është duke vazhduar me hetimet dhe brenda disa ditëve do sqarojnë të gjitha rrethanat si ndodhi aksidenti.