Ministri u jep shpresë gjermanëve: Testet e shpejta do sjellin lirinë

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann dha sot shpresë për më shumë liri, pas nisjes së aplikimit në masë të testeve të shpejta në të gjithë vendin.

Marketing

“Testet e shpejta dhe vetë-diagnostikuese gradualisht do të na ndihmojnë të kemi më shumë liri përsëri, ” tha ai në Bundestag sot.

Më tej ai tha se testet e shpejta pritet të jepen falas.  “Instituti Federal për Ilaçet dhe Pajisjet Mjekësore ka miratuar tre licencat e para për vetë-diagnostikimin e koronavirusit, të cilat mund të bëhen në shtëpi pa trajnim. Testet e shpejta diagnostike, të cilat duhet të kryhen nga stafi i trajnuar, pritet të bëhen në rreth dy javë falas në farmaci,” shtoi ai.

“Testet e vetë-diagnostikimit janë të përshtatshme nëse dikush dëshiron të ndihet i sigurt, në të ardhmen, megjithatë, ato mund të përdoren gjithashtu për të lejuar vizita në teatro ose evente  të tjera. Kjo është perspektiva. Dhe pas miratimit të tre testeve të para që dikush mund të bëjë vetë, por që nuk do të jenë menjëherë të disponueshme kudo, jam shumë i sigurt se shumë prova të tjera do të dalin në treg çdo javë. Testet e shpejta janë opsioni i parë ku kërkohet një rezultat i çertifikuar nga një palë e tretë, për shembull kur udhëtoni,” shpjegoi politikani demokristian i CDU.