Edhe një deputet ndahet nga koalicioni “Mundemi”

Edhe një deputetë është ndarë nga koalicioni “Mundemi” që kryesohet nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. Bëhet fjalë për deputetin Pavlle Trajanov nga Lidhja Demokratike.

Marketing

Ai do të veprojë i pavarur në Kuvend, ka njoftuar kryeparlamentari Talat Xhaferi në takimin joformal me gazetarët.

Xhaferi nuk ka paralajmërime se nëse deputetë që dalin nga koalicioni, do t’i bashkohen ndonjë koalicioni tjetër në kuadër të Kuvendit.

“Duan të veprojnë të pavarur”, tha Xhaferi.

Paraprakisht, nga koalicioni janë ndarë edhe Parti Liberaldemokrate të cilët poashtu do të veprojnë të pavarur./TV21