MONSTRA/ Ademi: nuk dua të përdori tragjedinë familjare për përfitime, qytetarët janë të interesuar për zgjidhje sistemore

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi, gjatë debatit në Rruga Drejt përballë deputetit të BDI-së, Arbër Ademi, ka deklauar se duhet të vendosen shatore para Qeverisë, si shenjë proteste lidhur me rastet e montuara gjyqësore.

Marketing

Por, deputeti Ademi ka kundërshtuar deputetin Rexhepi duke theksuar se një veprim i tillë nuk është zgjidhja më e mirë pasiqë qytetarët janë të interesuar për zgjidhje sistemore!

“Mua më vjen keq dhe nuk dua të përdori tragjedinë e tyre familjare për përfitime, një veprim i tillë nuk është zgjidhja më e mirë pasiqë qytetarët janë të interesuar për zgjidhje sistemore” – ka thënë deputeti Ademi!