Librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Pas reagimeve të shumta për shkak të pasuseve ofenduese ndaj shqiptarëve në librin “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë”, menjëherë reagoi edhe MASH duke ndërmarr hapa konkret për mënjanimin e këtyre teksteve shkollore me përmbajtje ofenduese. Ndërkohë që zv/ministri për arsim dhe shkencë, Arafat Shabani, tha sot, se janë formuar komisione pune dhe të njejtit kanë filluar me punë, me qëllim mënjanimin e tyre.

Marketing

“Si gjitha çështjet tjera në arsim, unë si zv/ministër në bashkëpunim me ministren e arsimit dhe shkencave prej fillimit jemi në këtë procedurë dhe bashkërisht në suaza të ligjit dhe procedurave nën ligjore formuam komisionin, komisioni ka filluar me punë dhe shpresojmë që shumë shpejtë dale me rekomandime e që pastaj ministresha të marre vendim, kështu që jam i kyçur direkt, unë nga pozicioni i zv/ministrit”, tha mes tjerash Shabani.

Shabani, nuk deshi të prononcohet për atë se cila ishte arsyeja që deputeti aktual Arbër Ademi ishte prezent gjatë takimit mes ministres Carovska me zv/kryeministrin Artan Grubi.

“Ministresha, qëndrimet e ministrisë në nivel më të lartë i ka koordinuar punët me zv/kryeministrin, sa i përket pyetjes se pse deputeti aktual ishte në atë takim, duhet ti drejtoheni deputetit se në çfarë cilësie ishte ai aty”, tha mes tjerash Shabani.

Pofesorë,nxënës e intelektualë të tjerë shqiptarë në RMV konsiderojnë se duhet tu jipet fund provokimeve të këtilla të ulta shkencore që kanë të bëjnë me historinë e shqiptarëve në RMV.