Torino është goditur shumë nga COVID-19 këto ditë, ku kanë dalë 8 raste pozitive.
Klubi i Torinos përmes një komunikate me shkrim ka njoftuar për një rast tjetër pozitiv.
“Klubi i Futbollit Torino njofton se nga analizat kryera natën e kaluar doli një rast i ri me COVID-19. Prandaj, edhe sot, në dispozicion të autoritetit kompetent shëndetësor lokal, ekipi nuk do të mbajë asnjë seancë stërvitore” shtuan ata.
Për shkak të rrezikut se mund të infektohen edhe klubet e tjera, ndeshja me Lazion e paraparë të luhet me 2 mars, mund të shtyhet.