“ Me të vërtet është shumë e rëndësishme që përmes dialogut social gjatë periudhës së kaluar përpiqemi të arrijmë zgjidhje të përbashkët për atë se cilat drejtime do të hapen në shkollat e mesme profesionale. Ky karvan i dialogut social i cili po realizohet ndërmjet komunave, shkollave dhe kompanive po zhvillohet nën moton “ Mëso me mençuri dhe puno me profesionalizëm “ për shkak se ka ardhur koha t’i rikthehet shkëlqimi shkollave të mesme profesionale, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në takim me shkollat e mesme profesionale, kompanitë dhe vetëqeverisjet lokale në Kërçovë, ku morën pjesë edhe zëvendës- ministri Arafat Shabani dhe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.
Ideja e këtij aktiviteti, theksoi Carovska, është që t′i harmonizojmë drejtimet të cilat i ofrojnë shkollat e mesme profesionale, në mënyrë që të mund të regjistrohen nxënësit të cilët do të mbështeten nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që në fund ata të mundin të realizojnë praktikën në sektorin real ose të jenë të nevojshëm për sektorin real.
“ Në këtë mënyrë krijojmë një sistem të arsimit bashkëkohorë. Ky sistem tani më ekziston. Kompanitë e huaja në vendin tonë tani më shfrytëzojnë këto modele, për shkak se janë më të njohura në zonën gjermano folëse në Evropë, por gjithashtu është e rëndësishme që edhe kompanitë tona maqedonase t′i përgjigjen kësaj thirrje dhe të marrin pjesë në vendosjen e arsimit profesional cilësor, sepse shkollat janë duke u pajisur dhe kuadri i tyre po përgatitet. Gjithashtu po ndryshohen edhe programet dhe ato janë fleksibile që të harmonizohen me nevojat e kompanive, theksoi Carovska, duke rikujtuar se arsimi profesional varet nga praktika, ndërsa ajo më së mirë zhvillohet drejtpërdrejtë në kompani që nxënësit të mund të mësojnë përmes punës. Përveç që po përshtatim drejtimet, që janë të nevojshme për ekonominë, Ministria do të sigurojë bursa për drejtimet teknike nga viti i ardhshëm shkollor.
“ Këtë vit hapëm thirrje për bursa për profesionet teknike, dhe pamë se kishte një përgjigje nga ana e nxënësve, ndërsa nga viti i ardhshëm do të jenë edhe numerikisht por edhe financiarisht më të larta, se kategoritë e tjera të bursave për nxënës shtoi Carovska.
Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari mbështeti reformat të cilat po i bën Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
“ Kur bëhet fjalë për arsimin ka mjaftë gjëra për të thënë. Ne jemi duke i ndjekur të gjitha reformat e filluara nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa kjo metodë sociale mundëson dialog më të gjerë social, i cili ndodhë shumë rrallë. Shkollat e mesme profesionale janë faktor i rëndësishëm për sektorin privat. Sot u mundësua debat që të shkëmbejmë mendime, ndërsa të gjitha ato të përfshihen në vitin e ardhshëm shkollor” theksoi Dehari.