Mjeku dhe profesori i njohur Gjorgji Jota gjendet në koma pasi mbrëmë u shkel me veturë në afërsi të Qendrës Klinike në Shkup.
Ministri i shëndetësisë Venko Filipce tha mjeku Gjorgji Jota ka pësuar lëndime trupore në pjesën e kokës.
“Mjeku Jota ka lëndime të rënda në kokë. Gjendet në repartin për mjeksim intensiv. Ka shtrengime në kokë dhe në mushkëritë e bardha dhe është në respiratorë. Tash ndërmerren të gjitha masat për mjekim intensiv të tij”, tha Filipçe.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:30 në rrugën “Nënë Tereza” .
“Më 25.02.2021, në ora 20:30 në SPB Shkup është denoncuar se në udhëkryqin nga bulevardi “Nënë Tereza” dhe rruga “Elisie Popovski-Marko”, një veturë “BMW X6″, me targa të Shkupit nga fshati Hasanbeg, ka go*ditur këmbësorin Gj.J.(58vj) nga Shkupi” njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Është kryer ekspertizë dhe po hetohet rasti nga ekipi i SPB Shkup.