Vazhdon mbështetja nga Turqia për bujqësinë e vendit

Ministri I Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha sot pasdite pati takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli.

Marketing

Pas takimit, Hoxha deklaroi se vendi merr mbështetje të vazhdueshme nga Turqia në të gjithë sektorët, ndërsa bashkëpunimi vazhdon akoma më intensivisht.

Siç përmendi ministri Hoxha, tashmë janë realizuar disa takime për plasma të prodhimeve tona në Turqi.

“Jam I sigurt se në periudhën në vijim, mbështetja do të thellohet, por edhe bashkëpunimi. Këtë dua ta konfirmoj edhe me memorandumet për mirëkuptim mes dy qeverive në fushën e ujërave, pylltarisë dhe sigurisë së ushqimit dhe veterinarisë, që u nënshkruan në janar të këtij viti”, theksoi Hoxha.

“Ai potencoi edhe se MBPEU merr mbështetje teknike nga fondi sigurues bujqësor turk me qëllim të themelimit të një fondi të tillë edhe tek ne.