Angela Merkel refuzon të marrë vaksinën AstraZeneca

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ka pranuar që të marrë vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.

Marketing

Arsyeja e refuzimit të Merkel është se AstraZeneca nuk rekomandohet të merret nga personat mbi 65 vjeç, ndërsa kancelaria është 66 vjeçe.

ka refuzuar të marrën dozën e parë të vaksinë AstraZeneca, kjo për shkak se ajo nuk rekomandohet për grupmoshën e saj.

 “AstraZeneca është një vaksinë e besueshme, efektive dhe e sigurt, e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe e rekomanduar në Gjermani deri në moshën 65 vjeç”, tha Merkel.

Pavarësisht thirrjes për zonjën Merkel për të marrë dozën e parë, ajo qëndroi e vendosur për të mos marrë vaksinën, duke i thënë gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung: “Unë nuk bëj pjesë në grupmoshën e rekomanduar për AstraZeneca.”