Sot ka ndërruar jetë Murat Jashari nga fshati Orizare e Kumanoves, njëri nga vëllezërit e Ismet Jasharit, komandant Kumanovës.
Njoftimin mortor e ka bërë nipi i tij, Nderim Jashari përmes një postimi në Facebook.
Jashari ka vdekur në QKUK në Prishtinë.
Murat Jashari u bë i njohur në opinion vite më parë pas kritikave të ashpra ndaj liderëve shqiptar në Qeverine e Maqedonisë dhe atë të Kosovës. Murat Jashari u dënua edhe për antentatin ndaj avokatit dhe politikanit të njohur kosovar Azem Vllasi, vite më parë.
Ndaj Jasharit gjykata kishte shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiastrik me ndalim në Institutin e Psikiastrisë Forenzike në Prishtinë.