Realizojmë premtimet, profili i shkurtër i Artan Grubit

Trajektorja e disa politikanëve, është e lidhur me momentin, duke anashkaluar procesin. Politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut nxori në shesh intelektual jokonformist, duke mbrojtur fillimisht kauza nacionale të pandashme nga ato qytetare, për të aterruar në trollin e minuar nacionale dhe politike. Rasti i Artan Grubit, është storje suksesi e një atdhetari që i del në mbrojtje kauzave, për t’u bërë sot sinonim i administratorit qeveritar në ballë të çështjeve për shqiptarët, rreth tyre, në veçanti zbatimin e premtimeve elektorale.

Marketing

Fushatat zgjedhore dinë të jenë të përkohshme, por, të qenët në pushtet për gati dy decenie, fare as nuk ka topitur tehun e veprimit të BDI-së, as ka mekur zërin për shqiptarët, as ka vakur prioritetet, e as ka lejuar mjegullimin e interesave të shqiptarëve, duke kristalizuar ato në operacione të zbatimit, duke u fokusuar në mbajtjen e premtimit.

Të jesh ekzekutiv, shfaqen disa vështirësi. Përballja me premtimet elektorale, zbatimin e politikave dhe ligjit, intenca e korrigjimit, mirëmbajtjen e sektorëve të ndjeshëm si pushteti qendror e lokal, siguria, ekonomia apo zbatimi i ligjit, përmirësimit dhe sjelljen e ligjeve të reja që janë pengesa në qeverisje, deri te qasja në qeverisje të mirë, transparencë e llogaridhënie.

I gjithë ky obligim, duhet të gjej fillin e zbatimit të të gjithë parametrave të brendshëm e të jashtëm, institucional e qeveritar, balans i cili rrit edhe përgjegjësinë, edhe kapacitetin e përgjegjësisë së atij që merr këto përgjegjësi. Artan Grubi, me përgjegjësitë e deritashme si zëvendës kryeministër, ia ka dalur.

Sepse, arriti nëpërmjet resorëve qeveritar, të prezantoj dhe merret me shqyrtimin dhe zbatimin për një kohë të shkurtër, një sërë premtimesh elektorale.

Vijon pa ndërprerje realizimi i të drejtave të bashkësive etnike, integrimi në institucionet shtetërore dhe përmirësimi i përgjithshëm i statusit të tyre është permanent edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Zotim thelbësor i BDI-së, që nga krijimi i kësaj force prijëse politike në RMV.

Qeveria mori vendim për shpalljen e Malit Sharr zonë të mbrojtur në kategorinë Park kombëtar, premtim i kahmotshëm, i cili tashmë mori zgjidhje.

Qeveria gjatë zbatimit të programeve dhe masave të punësimit do të respektoj të gjitha parimet themelore të nevojshme, për respektim e parimit të përfaqësimit të drejt dhe adekuat të të gjitha kategorive shoqërore në sektorin privat sa i përket kombësisë, gjinisë, religjionit, racës në pajtim me standardet e parapara nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Qeveria miratoi propozim listën e qytetit të Shkupit për plotësimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në territorin e qytetit të Shkupit, listë kjo në të cilën janë përfshirë edhe 102 emra të personaliteteve të shquara shqiptare.

Po ashtu, mori vendim të rëndësishëm: Vetregjistrimin e Diasporës, duke bërë lutje për sensibilizim dhe mobilizim maksimal.

Merr në fokus pushtetin lokal, plotësimin e nevojave të tyre, në veçanti ku pushteti aktual lokal që udhëhiqet nga opozita, për dinamizimin e gjendjes me projekte dhe qasje të fuqishme në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Z. Grubi në veçanti ka në vëmendje aktivitetet e memories historike, promovimin e kulturës nacionale, eventeve, aktiviteteve dhe prezantimin e denjë nacional në tërë republikën.

Në veçanti, zotimi i BDI-së për zbatimin e Ligjit për gjuhën shqipe, po gjen zbatim, në frymën e realizimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Barazia e gjuhëve, gjen zbatim edhe në korridorin 8. Nga Tabanoci e në Qafë Thanë, të gjithë udhërrëfyesit janë dhe në gjuhën shqipe.

Janë miratuar dhjetëra projekte në zonat e banuara me shqiptarë, si në Likovë, Strugë, Tetovë, Çair, Shkup, Çegran, Zajaz, Dollnen, Vizbeg, si dhe stadiumin për klubin e futbollit “Shkupi”.

Janë bërë realizim i premtimeve për pishina, ujësjellës, garazh me kate, gazifikimi i spitalit gjinekologjik, disa salla sportive, çerdhe, parqe e shumë projekte të dobishme për komunitetin. Realizim i premtimit për qendrat turistike, shkolla, qendra multifunksionale, asfaltim i rrugëve, autostrada. Përfundoi eksproprijimi i pronave në autostradën Shkup – Bllacë.

Do veçuar angazhimin permanent për reformat në arsim dhe largimin sistematik të jo konsekuencave në librat për arsim fillor dhe të mesëm të shqyrtohen dhe korrigjohen parregullsitë dhe padrejtësitë në të gjitha tekstet shkollore duke nisur menjëherë nga libri i gjeografisë për vitin e dytë të shkollës së mesme.
Vendimi për administratorët, është një nga premtimet kapitale, duke zbatuar në tërësi.

Gati është Pakoja e pestë me radhë të masave ekonomike ku u ndihmuan deri tash të gjitha shtresat e qytetarëve, e në veçanti ata me të ardhura më të ulëta. Pagesat e rregullta për punëdhënësit e goditur.
Gazsjellësi, tranzit për Kosovën, regjistrimin e automjeteve me targa të huaja me 50% më lirë se deri tash, janë premtime të realizuara.
Aprovimi i 160 milionë euro ndihmë ekonomisë dhe qytetarëve. Qeveria ka miratuar 23 milionë euro nga linja e tretë kreditore pa interes “COVID 3” përmes përkrahjes financiare nga BE dhe Banka Zhvillimore e RMV-së.

Aspekti social, është zbatuar nëpërmjet pagës minimale duke e rritur për 60%, paga mesatare për 30%, si dhe rritja e ndihmës sociale në vitet e fundit për 300%.
Është zbatuar projekti “Çebren”, projekt energjetik ku 9 ndërmarrje kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes, me vlerë midis 600 dhe 800 milion euro si dhe Elektranat në Oslome.

Me kujdes për fëmijët me nevoja të veçanta, z. Grubi kujdeset dhe përkrah fuqishëm sportin e sportistët, arsimin dhe shëndetësinë, infrastrukturën dhe ekonominë, sipas prioriteteve të njohura dhe sfidave të reja që ka shkaktuar pandemia.

Ky është Artan Grubi, e tashmja dhe ardhmja e gjeneratës që di çka do, i njeh mundësitë e veta dhe energjitë nacionale duke ecur përpara në zbatim të premtimeve të BDI-së dhe pritjeve të qytetarëve për jetë më të mirë.