Gjatë seancës për votëbesimin e Qeverisë u dëshmua se shumica parlamentare nuk shënon më shumë se 62 deputetë. Kjo paraqet shumicën më të ngushtë dhe pamundëson miratimin e ligjeve me 2/3.
Por sa mund të qëndrojë për 4 vjet një shumicë me 62 deputetë? Ndaj kësaj pyetje u përgjigj kryeministri Zoran Zaev.
“Shumica është shumë mirë të jetë më e madhe, por kështu na mbanë zgjuar. Do të qëndrojë 4 vjet. Unë po vazhdoj të punoj që të bind deputetë tjerë që të na bashkëngjiten”, tha Zaevi.
Si argument për rritjen e shumicës, e ka marrë mandatin e kaluar. Ai tha “se edhe në mandatin e kaluar kemi filluar me 62 deputetë, por e përfunduam me 67”.