BDI-ja realizon anketa dhe rezultatet e fundit që dalin nga ato tregojnë se anëtarët e partisë janë të kënaqur nga përbërja qeveritare aktuale e BDI-së. Këtë në Click Plus e deklaroi Bujar Osmani derisa ka folur për temat politike si zëdhënës partie.
“Nga anketa e fundit që është bërë nga partia, në mbledhjen e fundit të kryesisë u prezantua edhe raporti. Aty thuhej se 98% e të anketuarve, anëtarë të BDI-së janë deklaruar se janë të kënaqur nga ministrat aktual që janë në Qeveri”, tha Osmani.