Ndërpritet dasma në Tetovë, privohet nga liria pronari i objektit

Dje (4-mars) në orën 16:10, pas një raporti të mëparshëm, efektivët e policisë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kanë kryer një kontroll në një restorant në Tetovë, në pronësi të personit K.K. (35) nga Tetova.

Marketing

Gjatë kontrollit, është konstatuar se objekti nuk kishte respektuar rregullat shëndetësore gjatë epidemisë, gjegjësisht kishte organizuar një dasmë në të cilën ishin të pranishëm rreth 110 persona të ftuar.

“Dasma është ndërpre menjëherë dhe objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Pronari K.K. është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin policorë Tetovë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, ndaj tij do të ngritët padi sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetove.