Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, sot e
vizitoi Komisionin Rregullator të Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit
(KRRE) ku realizoi takim me Marko Bislimoskin, kryetar dhe Atanasko
Tuneskin, anëtar i KRRE-së.
Të dy institucionet kanë vendosur bashkëpunim dhe dialog të mirë me
lekturimin e rregullt nga AZGJ-ja të akteve zyrtare për nevojat e
KRRE-së të cilat publikohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së
Maqedonisë së Veriut”.
KRRE-ja është një nga institucionet që ka bërë përparim të dukshëm në
drejtim të zbatimit të dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.
Sa u takon disa çështjeve të caktuara që duhet të harmonizohen në pajtim
me detyrimet ligjore, të dyja palët u dakorduan se të njëjtat do të
tejkalohen brenda një kohe të shkurtër nëpërmjet bashkëpunimit dhe
koordinimit të ndërsjellë.
Të dy bashkëbiseduesit u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit dhe
ruajtjes së dialogut të rregullt për çështje me interes të përbashkët.