Komisioni për sëmundje ngjitëse do ta ketë fjalën e fundit nëse regjistrimi mund të shtyhet ose të prolongohet për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me virusin korona, tha njeriu i parë i Entit për statistikë, Apostoll Simovski. Ai nuk e hedh poshtë mundësinë për prolongim të regjistrimit nëse ka rritje rapide të të infektuarve të rinj. Ai tha se nuk do të lejojnë të jenë arsye për përhapjen e virusit.
“Komisioni për sëmundje ngjitëse e ndjek gjendjen në bazë ditore, nëse mos dhashtë Zoti situata vjen, ndërsa Komisioni sjell konkluzion të tillë, ne do ta respektojmë këtë. Nuk do të lejojmë që askush të jetë në rrezik dhe të jemi arsye shtesë për përhapjen e virusit”, deklaroi Apostoll Simovski.
Për dallim nga Simovski, kryeministri Zaev nuk mendon se regjistrimi duhet të prolongohet edhe nëse ka rritje të numrit të të infektuarve. Sipas tij protokollet e sjella i mbrojnë qytetarët.
“Nuk po shoh asnjë arsye, madje dhe të supozojmë se numri i të infektuarve është mbi mesatarin, nuk shoh se procesi duhet të prolongohet, dhe nuk duhet të shtyhet. Ky proces është i parashikuar me të gjitha masat e protokollet për siguri shëndetësore ashtu siç ishte edhe kur kishim nga 1000 të infektuar në ditë”, deklaroi Zaev.
Përndryshe Simovski së bashku me ministrin e jashtëm Bujar Osmani zhvilluan takim me përfaqësuesit e bashkësive fetare në Maqedoni të cilët siç thonë, kanë rol të madh në procesin e regjistrimit. Deri më tani mbi 25 mijë shtetas që janë jashtë Maqedonisë janë regjistruar.”