Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi këtë të shtunë se vendi i tij është sot në mesin e tre ose katër vendeve më të mira në botë në prodhimin e dronëve.
Ai tha se Turqia synon të jetë në radhën e parë në botë jo vetëm në fushën e çështjeve detare, por edhe në fushat e tjera.
“Turqia është midis 10 vendeve që projektojnë dhe ndërtojnë anijet e tyre luftarake. Sot, ne jemi ndër tre ose katër vendet më të mira në botë në prodhimin e dronëve.”
Erdogani nënvizoi se posedimi i një marine të fuqishme është më shumë nevojë e domosdoshmëri sesa një zgjedhje për Turqinë.