Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 333 raste të reja, 10 viktima dhe 268 të shëruar nga Covid-19.
Ndërkaq janë realizuar 2.259 testime.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 107.163 raste pozitive, prej janë shëruar 94.729 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 3.195 të tjerë.
Raste aktive janë 9.239, kurse gjithsej në vend janë realizuar 543.254 testime.