Herry dhe Megan Markle në intervistën për Oprah Winfrey rrëfyen për vendimin për të hequr dorë nga titujt dhe familja mbretërore.
Ish-aktorja Meghan Markle, gruaja e Princit Harry të Britanisë tregoi se shqetësimi i saj është i biri Archie. Ajo tha se përpara se Archie të lindte, edhe brenda familjes mbretërore, kishte dyshime e thashetheme për ngjyrën e tij të lëkurës dhe se shqetësime të tilla shpjeguan pse atij nuk iu dha titulli i princit.
Markle, nëna e së cilës është me ngjyrë dhe babai është i bardhë, tha se ishte naive para se të martohej me familjen mbretërore britanike në 2018, por që ajo përfundoi duke pasur mendime vetëvrasëse. Megan tha se kishte kërkuar ndihmë, dhe dëshironte të shkonte në spital, por nuk e lejuan.
“Ata nuk dëshironin që ai të ishte një princ ose princeshë, duke mos ditur se çfarë gjinie do të ishte, gjë që do të ishte ndryshe nga protokolli dhe se ai nuk do të merrte siguri,” tha Markle në një intervistë të transmetuar në CBS në Shtetet e Bashkuara, ku ajo dhe Harry tani jetojnë.
“Në ato muaj kur isha shtatzënë, pothuajse në të njëjtën kohë, kishte shqetësime dhe biseda rreth asaj se sa e errët mund të jetë lëkura e tij kur të lindë. ” Megan nuk pranoi të tregonte se kush ishte personi që kishte transmetuar shqetësime të tilla.
Më tej bashkëshortja e princit britanik Harry, Meghan Markle, tregon se kishte ardhur në një pikë ku mendonte për vetëvrasje dhe shkaku ishte jeta mbretërore.
Ishte shumë e frikshme. Nuk doja më të jetoja. Nuk e dija me kë të flisja. Një nga personat me të cilët kontaktova ishte një nga shokët më të mirë të Dianas. Kush tjetër mund të kuptonte se çfarë po kaloja unë”, ka thënë Meghan në intervistë për Oprah Ëinfrey.
Intervista shumë e pritur vjen në mes të një mosmarrëveshje të ashpër midis Markle dhe Harry nga njëra anë dhe monarkisë britanike nga ana tjetër. Çift, i cili u martua në vitin 2018, janë larguar nga detyrat e tyre mbretërore dhe tani po jetojnë në Kaliforni.