Regjistrimi/ ESHS me informatë të rëndësishme për diasporën

Të nderuar bashkëatdhetarë, e nderuara Diasporë,
Meqenëse gjatë ditës së djeshme dhe sot janë paraqitur shum bashkëatdhetarë tanë dhe kanë pyetur e kanë shtruar ngurimin apo dilemën se vallë:
– REGJISTRIMI KA TË BËJË ME TË DREJTAT TJERA SI E DREJTA E NËNSHTETËSISË, E DREJTA E POSEDIMIT TË PASAPORTËS, E DREJTA E VOTËS e kështu me rradhë.
Ka patur pyetje të llojit se vallë:
– SI DO TË TRAJTOHEN TË DHËNAT QË I JAPIN PERSONAT GJATË REGJISTRIMIT, VALLË SI DO TË PËRDOREN ATO, A I JEPEN NDONJË PERSONI A INSTITUCIONI TJETËR e kështu me rradhë.
S Q A R I M
1. Duhet qartë e preras ta bëjmë dallimin mes REGJISTRIMIT SI PROCES dhe të drejtës për NËNSHTETËSI, të drejtës për posedim të PASAPORTËS dhe DOKUMENTEVE TJERA PERSONALE si dhe të drejtës për TË VOTUAR (për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur).
Regjistrimi assesi NUK KA TË BËJË me këto të drejta. Regjistrim nuk ndikon që këto të drejta AS TË MEREN E AS TË JEPEN. Pra, nëse ju regjistroheni, ju vetëm e kryeni/plotësoni një obligim dhe të drejtë tuajën që u takon me ligj. Përveç obligim ligjor, regjistrimi po aq është edhe obligim qytetar e kombëtar. Andaj, NËSE JU REGJISTROHENI, KJO NUK NDIKON NË ASNJË MËNYRË NË TË DREJTAT TUAJA TJERA QË I KENI ME LIGJ DHE KUSHTETUTË. Ose më saktë, regjistrimi as nuk mund ti mer të drejtat tuaja si më lartë e as nuk mund ti japë ato sepse ato të drejta juve ju takojnë në baza tjera e jo në bazë të regjistrimit. Ta themi edhe më thjeshtë: Nëse keni nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse keni pasaportë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse keni të drejtë të votës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, JU NUK I HUMBNI ATO NËSE REGJISTROHENI. Dhe anasjelltas, nëse nuk keni nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse nuk keni pasaportë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse nuk keni të drejtë të votës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, JU NUK I FITONI ATO NËSE REGJISTROHENI. Ju duhet të përcillni procedura të tjera administrative për ti fituar ato të drejta në institucione dhe organe tjera gjegjëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
2. TË DHËNAT QË I JAPIN PERSONAT GJATË REGJISTRIMIT do të trajtohen si të dhëna personale të mbrojtura me ligj. Ato jepen dhe përdoren kryekëput vetëm për nevoja të regjistrimit dhe NUK PËRDOREN E AS NUK I JEPEN NDONJË PERSONI A INSTITUCIONI TJETËR. Asnjë njeri e asnjë institucion nuk ka të drejtë dhe nuk mund t’i japë ato për raste, nevoja apo procedura të tjera. Nga të dhënat që jepen në regjistrim vetëm bëhet grumbullimi i të dhënave që kanë të bëjnë me rezultatin e regjistrimit, ato jepen në mënyrë përmbledhëse/kumulative/grumbulluese e assesi për qytetarë veç e veç.